Foto:VCG
Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një lloj të ri të njësisë llogaritëse për qëllime të përgjithshme dhe të programueshme bazuar në molekulat e ADN-së, duke shënuar një hap kyç drejt ndërtimit të një kompjuteri ADN-je, bën të ditur “Xinhua”.
Qarqet e integruara të njohura gjerësisht, të përdorura në dekadat e kaluara, janë kryesisht ato elektronike dhe fotonike të bazuara në gjysmëpërçues. Qarku i fazës së lëngshme që përdor kodet gjenetike është një strategji kompjuterike krejt e re, që ka potencial të madh për paralelizëm masiv në kodimin dhe ekzekutimin e algoritmeve.
Megjithatë, molekulat biologjike priren të shpërndahen dhe të përzihen në lëngje, gjë që e bën sfidues zbatimin e kësaj strategjie në llogaritjet me qëllime të përgjithshme.
Studimi i botuar këtë javë në revistën “Nature” demonstroi një sistem i cili, duke integruar vargjet e portave të programueshme të bazuara në ADN me shumë shtresa (DPGA), mund të zgjidhë ekuacionin kuadratik. (Irma)