Foto:VCG
Shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain, deklaroi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kriza globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish.
Ajo tha se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se shkurtime tjera do të ndodhin shpejt, raporton “Panorama”.
Foto:VCG
“Po përballemi me një sërë krizash afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar, normalja e re, dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vitet e ardhshme”,- tha ajo.
McCain tha se vlerësohet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim. (Irma)