Mbi 1.11 milionë mjete ajrore pa pilot për përdorim civil të regjistruara në Kinë
2023-09-17 11:08:17

 Foto:VCG

Foto:VCG

Më shumë se 1.11 milionë mjete ajrore pa pilot (UAV) për përdorim civil ishin regjistruar në Kinë deri në fund të gushtit, një rritje prej 15.9 për qind nga fundi i 2022-shit. Të dhënat u publikuan nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës në Konferencën e Zhvillimit Ekonomik në Lartësi të Ulët 2023 (LAEC), e organizuar në qytetin Wuhu, provinca Anhui e Kinës lindore, bën të ditur “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjithsej 182.000 licenca për UAV ishin lëshuar deri në gusht. Nga janari në gusht, UAV-të në vend grumbulluan mbi 16.8 milionë orë fluturimi, sipas shifrave të publikuara.

LAEC synon të sigurojë një platformë për diskutime mbi drejtimet e ardhshme dhe të zgjerojë bashkëpunimin në të gjithë industrinë. (Irma)