Shitjet me pakicë në Kinë rritin ritmin në gusht
2023-09-17 11:16:49

 Foto:VCG

Foto:VCG

Shitja me pakicë e mallrave të konsumit në Kinë, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit, regjistroi rritje më të shpejtë në gusht pas një ngadalësimi që zgjati tre muaj radhazi, treguan të dhënat zyrtare të premten, citon “Xinhua”.

Shitjet me pakicë u rritën 4.6 për qind në bazë vjetore në 3.79 trilionë juanë (rreth 527.96 miliardë dollarë amerikanë) muajin e kaluar, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS). Norma e rritjes ishte më e lartë se zgjerimi prej 2.5 për qind i regjistruar në korrik.

Foto:VCG

Foto:VCG

Konsumi i shërbimit, i cili u rrit 19.4 për qind në tetë muajt e parë të 2023-shit, u shfaq si një nxitës kryesor i rritjes dhe shitjet në internet regjistruan rritje nga viti në vit prej 12.1 për qind në të njëjtën periudhë. Në gusht, sektori i hotelerisë ruajti vrullin me të ardhura të kombinuara me 12.4 për qind.

Në periudhën janar-gusht, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën me 7 për qind nga një vit më parë, zbuluan të dhënat e Zyrës së Statistikave. (Irma)