Holanda raporton rënien më të madhe të fuqisë blerëse në 40 vjet
2023-09-17 11:32:21

 Foto:VCG

Foto:VCG

Fuqia blerëse e popullsisë holandeze ra me 1.2 për qind në bazë vjetore në vitin 2022 për shkak të inflacionit të lartë, njoftoi Zyra e Statistikave në Holandë (CBS), citon “Xinhua”. Kjo ishte rënia më e madhe në 40 vjet.

Gjatë 10 viteve të fundit, fuqia blerëse në vend është rritur vazhdimisht, edhe gjatë viteve të pandemisë Covid-19 (2020-2021).

Në vitin 2021, fuqia blerëse u rrit me 1.4 për qind.

Rënia e fuqisë blerëse në vitin 2022 ka ardhur kryesisht nga inflacioni i lartë i sjellë nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë.

Të ardhurat u rritën mesatarisht me 5.5 për qind, por kjo ishte më pak se norma e inflacionit prej 6.8 për qind e llogaritur nga CBS-ja.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pensionistët vuajtën më së shumti financiarisht, me një rënie mesatare të fuqisë blerëse prej më shumë se 3 për qind, pasi shumica e tyre kishin të ardhura shumë të larta për t'u kualifikuar për një kompensim energjie.

Pothuajse të gjitha familjet morën një zbritje prej 190 eurosh (202 dollarë amerikanë) në faturën e tyre të energjisë në nëntor dhe dhjetor 2022.

Pa masa të tilla, rënia e fuqisë blerëse do të kishte qenë 2.9 për qind, sipas CBS-së. (Irma)