Çfarë do t’i sjellë botës anëtarësimi i Bashkimit Afrikan në G20?
2023-09-16 16:43:18

Të dielën u mbyll në Nju-Delhi të Indisë samiti i G20-s. Si një nga arritjet kryesore të samitit, palët ranë dakord ta ftojnë Bashkimin Afrikan të bëhet anëtar zyrtar i G20-s. Kjo i ka dhënë fund historisë së anëtarësimit të vetëm një vendi afrikan në këtë mekanizëm bashkëpunimi, Afrikës së Jugut. Ndërkohë, pas Bashkimit Europian, Bashkimi Afrikan është bërë organizata e 2-të rajonale që futet në G20.