Kina pritet të ketë 500 aeroporte të aviacionit të përgjithshëm deri në vitin 2025
2023-09-16 11:32:00
Aeroporti Daxing, Pekin(Foto:VCG)
Numri i përgjithshëm i aeroporteve të certifikuar të aviacionit të përgjithshëm të Kinës pritet të arrijë në 500 deri në vitin 2025, sipas një raporti të publikuar nga prodhuesi kryesor i avionëve në vend, citon “Xinhua”.
“Kina do të përpiqet të arrijë qëllimin që secili prej 2800 rajoneve të vendit të nivelit të qarkut të ketë aeroportin e vet të përgjithshëm të aviacionit”,- deklaroi Cao He, drejtor i Qendrës Kërkimore të Inxhinierisë së Avionëve Civilë nën Korporatën e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC).
Numri i aeroporteve të përgjithshme në Kinë arriti në 399 deri në fund të vitit 2022, rreth 1.6 herë më shumë se numri i aeroporteve të transportit civil në vend. (Irma)
Lajmet Kryesore