
(Foto nga faqja elektronike e Ambasadës së Kinës në Bullgari)
Iniciativa e Kinës “Një brez, një rrugë” (BRI) ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), thanë studiues dhe zyrtarë qeveritarë në një konferencë ndërkombëtare dyditore, të organizuar nga Bullgaria, pjesëmarrëse aktive në nismë, shkruan “Xinhua”.
Presidenti Rumen Radev theksoi rolin strategjik që Bullgaria mund të luajë në rritjen e lidhjeve ekonomike Evropë-Kinë. Ai tha se konferenca do të kontribuojë në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit Bullgari-Kinë.
““Një brez, një rrugë” është një nismë që na bashkon”,- tha Zahari Zahariev, kryetar i Shoqatës Kombëtare Bullgare për “Një brez, një rrugë”, duke shtuar se nisma po kontribuon në procesin e globalizimit në botën moderne.
Wang Liyong, nëndrejtor i Qendrës Kineze për Studime Bashkëkohore Botërore, tha se në rrethanat komplekse në botë, është e nevojshme që Kina dhe Evropa të ndjekin një dialog të thellë. Nga termocentrali i Rovinarit në Rumani në termocentralin e baterive CATL në Hungari, Kina dhe vendet e EQL-së kanë arritur rezultate të rëndësishme në tregti dhe investime nën kuadrin e Një brez, një rrugë”, tha Wang, duke vënë në dukje se investimi i dyanshëm ka arritur në afro 20 miliardë dollarë amerikanë.
Viti 2023 shënon jo vetëm 10-vjetorin e fillimit të nismës “Një brez, një rrugë”, por edhe fillimin e dekadës së dytë të bashkëpunimit Kinë-EQL.

(Foto nga faqja elektronike e Ambasadës së Kinës në Bullgari)
Në Ekspozitën e tretë Kinë-CEEC dhe Panairin Ndërkombëtar të Mallrave të Konsumit të mbajtur në fillim të këtij viti, më shumë se 400 ekspozues nga CEEC dhe vende të tjera evropiane shfaqën produktet e tyre, duke filluar nga prodhimet bujqësore, verërat dhe kozmetika deri te prodhimet dhe shërbimet e nivelit të lartë.
Gjatë dekadës së fundit, Një brez, një rrugë” është shndërruar në një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar të mirëpritur nga një plan. Sot, mbi 150 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare marrin pjesë në këtë nismë, tha ambasadori i Kinës në Bullgari, Dong Xiaojun. Sipas tij, Kina ka përshpejtuar bashkëpunimin me vendet përgjatë Një brez, një rrugë” në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit, dhe kjo do të sjellë edhe më shumë mundësi dhe do të krijojë përfitime të mëtejshme reciproke.
“Duke prekur dy të tretat e popullsisë globale, ky megaprojekt është në gjendje të bashkojë botën”,- tha Kypriotelis Efstratios nga Universiteti i Janinës në Greqinë perëndimore.
““Një brez, një rrugë” është një projekt i globalizimit, për globalizimin. Është rruga drejt një komuniteti global”,- tha ai. (Irma)
