Inger Andersen: Kina ka tejkaluar objektivin e saj në prodhimin e energjive të ripërtëritshme
2023-09-16 15:28:37

Foto:CMG

Foto:CMG

Kina ka njoftuar se do të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe asnjëanësimin e karbonit brenda vitit 2060. Në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), Inger Andersen, drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, tha se Kina me zhvillimin e saj të gjelbër dhe mbrojtjen ekologjike, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit ekologjik dhe ka tejkaluar angazhimin që ka bërë për energjitë e rinovueshme deri në fund të vitit 2025. “Një gjë që është mjaft mbresëlënëse është fakti se tani në Kinë, përqindja e vëllimit të përgjithshëm të agregateve të instaluara për prodhimin e elektricitetit me energji jofosile është gati 52% në totalin e mbarë vendit.” - shtoi znj. Andersen.

Ajo vuri në dukje se Kina është e angazhuar në bisedimet kundër ndryshimeve klimatike gjatë gjithë kohës, duke marrë përsipër përgjegjësinë dhe nxitur vende të ndryshme për të arritur rezultatet e duhura.

Znj. Andersen gjithashtu mbështet fuqishëm sloganet e Kinës për zhvillimin e gjelbër. "Më pëlqen koncepti i paraqitur nga Kina si 'uji i kthjellët dhe malet e harlisura janë aq të vlefshme sa ari dhe argjendi'. Një shprehje e tillë poetike mund të tërheqë vëmendjen e njerëzve dhe të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit".(Zhang Yan/Edmond)