Kryqi i Kuq i Kinës ndihmon organizatën e Gjysmëhënës së Kuqe Libiane
2023-09-16 14:44:49
Kryqi i Kuq i Kinës deklaroi të premten se do t’i dërgojë 200 mijë dollarë para në dorë Gjysmëhënës së Kuqe Libiane si ndihmë emergjente humanitare për të mbështetur përpjekjet e vendit në reagimin ndaj fatkeqësive.
Foto:VCG
Masa erdhi pasi një stuhi goditi Libinë Lindore dhe shkaktoi përmbytje, duke shkaktuar mbi 11 mijë viktima masive mes banorëve vendas.
Kryqi i Kuq i Kinës u zotua gjithashtu se do të ndjekë me vëmendje situatën atje dhe do të ofrojë më shumë ndihma brenda mundësive që ka. (Zhang Yan/Edmond)
Lajmet Kryesore