Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock, gjatë një takimit të premten në Uashington, përsëritën angazhimin për mbështetjen e tyre afatgjatë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Foto:VCG
Dy kryediplomatët u pyetën në lidhje me kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektive në thellësi të territorit të Rusisë dhe ngurrimin e Perëndimit për t'ia dhënë ato Kievit.
Zonja Baerbock tha se Gjermania dhe aleatët e tjerë të NATO-s i kanë thënë Ukrainës që nga fillimi i sulmit të Rusisë se furnizimet me armë do të kufizoheshin në nevojat e Ukrainës për vetëmbrojtje dhe rimarrje të territoreve të saj të pushtuara.
Sekretari Blinken tha se ai dhe ministrja Baerbock diskutuan edhe mbi marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, dhe mbi alternativat e eksportit të grurit nga Ukraina në vendet në zhvillim, të cilat kanë nevojë për furnizime me drithëra.