Ministria e Jashtme e Ukrainës bëri të ditur se pret që Bashkimi Evropian të heqë të gjitha kufizimet në importet e drithit dhe produkteve të tjera bujqësore ukrainase pas të premtes.
“Një hap i tillë do të ndalonte shkeljet e Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, si dhe parimet dhe normat e tregut të përbashkët të BE-së”,- thuhet në një deklaratë të ministrisë, citon “Xinhua”.
Foto:VCG
Ministria përshëndeti vendimin e Bullgarisë për të rifilluar importin e grurit ukrainas dhe u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të BE-së që të ndjekin shembullin.
Në maj, Komisioni Evropian vendosi një ndalim për eksportet e grurit nga Ukraina në pesë vende evropiane, përkatësisht Poloni, Sllovaki, Bullgari, Rumani dhe Hungari, që skaduan të premten.
Foto:VCG
Në fillim të kësaj jave, zyrtarë nga Polonia dhe Hungaria thanë se vendet e tyre planifikojnë të zgjasin embargon ndaj importeve të grurit ukrainas. (Irma)