Hapet Fshati i Lojërave Aziatike në Hangzhou
2023-09-16 15:41:48

 

Foto: "Përshëndetje" në gjuhë të ndryshme në Fshatin e Lojërave Aziatike në Hangzhou, Provinca Zhejiang, Kinë, 12 shtator 2023. /CFP

 Fshati i Lojërave Aziatike u hap zyrtarisht më 16 shtator në Hangzhou.

Fshati kryesor, i cili është edhe vendi më i madh jokonkurrues për evenimentin, ndodhet në bregun jugor të lumit Qiantang.

Pesë fshatra të tjera atletësh ndodhen përkatësisht në qytetet Ningbo, Wenzhou, Jinhua dhe distriktet Chun'an e Tonglu të provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

Fshati ekomiqësor pritet të presë mbi 20 mijë persona, përfshirë atletët, zyrtarët dhe stafin e lojërave, të cilat do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor.

Sipas organizatorëve, koncepti i organizimit të lojërave “pa shpërdorim” do të praktikohet në të gjitha proceset dhe fushat respektive gjatë dhe pas Lojërave Aziatike të Hangzhout.

Banorët e “fshatrave” mund të marrin pjesë në aktivitete me lëshim të ulët të karbonit përmes platformës digjitale inteligjente "Online Asian Games Fshati" për të mbështetur organizimin e gjelbër të kësaj ngjarjeje të madhe sportive.(Zhang Yan/Edmond)