Presidenti ukrainas pritet të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme
2023-09-16 11:47:02
Foto:VCG
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme, gjatë takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ndërkaq, Zelensky po planifikon të flasë në OKB për të bërë thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën, ndërsa vijon konflikti me Rusinë, shkruan “RTSH”.
Ndër objektivat e tij do të jetë përpjekja për të bindur kombet që nuk kanë mbajtur një qëndrim të vendosur kundër luftës që të jenë më të fortë në dënimin e Rusisë.
Presidenti Zelensky udhëtoi për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor, hera e tij e parë që u largua nga Ukraina që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022. (Irma)
Lajmet Kryesore