Këtë verë, shumë rajone të globit pësuan mot ekstrem, si temperatura të larta, zjarre, përmbytje, uragane etj.
Si mund të bashkëpunojnë vendet e ndryshme për përballimin e ndryshimit të klimës? Gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), drejtorja ekzekutive e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP) Inger Andersen theksoi se, për përballimin e ndryshimit të klimës, frika nuk është përgjigjja, dhe multilateralizmi është e vetmja rrugëdalje. Andersen u shpreh se, megjithëse tani harta gjeopolitike globale krijon pengesa për bashkim, ajo pa urën e shkëmbimeve, besimin e ndërsjellë dhe vendosmërinë gjatë vizitës pak ditë më parë në Kinë.
Drejtorja Andersen vlerësoi konceptin e qytetërimit ekologjik të Kinës se "ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri", duke shprehur shpresën që Kina të vazhdojë luajë një rol kyç në qeverisjen globale të klimës. (Fani)