Rusia dëbon dy diplomatë të lartë amerikanë
2023-09-15 15:30:44

Foto nga VCG

Rusia ka vendosur të dëbojë dy diplomatë të lartë amerikanë, të cilët akuzohen për kryerjen e aktiviteteve të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, citon “Xinhua”.

Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, u thirr në ministri, ku iu dha një shënim që e informonte për aktivitetet që po kryenin dy diplomatët.

Sipas një deklarate të ministrisë, sekretari i parë i Ambasadës amerikane, Jeffrey Sillin, dhe sekretari i dytë, David Bernstein, akuzohen për kryerje të veprimtarive të paligjshme, duke komunikuar me shtetasin rus Robert Shonov, i cili më parë ishte akuzuar për bashkëpunim konfidencial me një shtet të huaj dhe veprime që synojnë dëmtimin e sigurisë kombëtare të Rusisë. Sillin dhe Bernstein janë shpallur “persona non grata” dhe janë udhëzuar të largohen nga Rusia brenda shtatë ditëve.

“Aktivitetet e paligjshme të misionit diplomatik të SHBA-së, duke përfshirë ndërhyrjen në çështjet ndërkombëtare, janë të papranueshme”, bëri të ditur ministria. (Irma)