Foto nga VCG
Banka Popullore e Kinës njoftoi të enjten se do të shkurtojë normën e rezervës së detyruar me 0.25 pikë përqindjeje për institucionet financiare duke filluar nga 15 shtatori.
Pas uljes, norma e rezervës së detyruar mesatare e ponderuar për institucionet financiare do të qëndrojë në rreth 7.4 për qind.
Vendimi i shkurtimit ka si qëllim për të konsoliduar themelet për rimëkëmbjen ekonomike dhe për të mbajtur likuiditet të arsyeshëm e të mjaftueshëm, tha Banka Popullore e Kinës.
Ekspertët shprehen se shkurtimi bëhet në një moment kritik për rimëkëmbjen ekonomike.
Pas uljes së fundit të normave të interesit dhe rregullimeve të politikave financiare në sektorin e pasurive të paluajtshme, shkurtimi i dytë lidhur me normën e rezervës së detyruar këtë vit tregon vendosmërinë e Kinës për të stimuluar ekonominë e vendit, thanë ata.
Ndërthurja e kohëve të fundit e makropolitikave në fushën fiskale, monetare, të tatim-taksave e të pasurive të patundshme kanë përmirësuar ndjeshëm shpresat e tregut. Në të njëjtën kohë, shkurtimet e fundit i kanë inkurajuar efektivisht institucionet financiare për të shtuar investimet në ekonominë reale, theksuan ekspertët.