Foto nga VCG
Kina lëshoi të enjten në mbrëmje alarme blu dhe të verdha për përrenj malorë në disa rajone të vendit. Deri sot në mbrëmje, përrenjtë malorë ka të ngjarë të ndodhin në pjesë të Heilongjiang, Zhejiang, Jiangxi, Hunan, Guangdong dhe Xinjiang, sipas alarmit blu të lëshuar nga Ministria e Burimeve Ujore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës, citon “Xinhua”.
Të dy departamentet lëshuan gjithashtu një alarm të verdhë për përrenjtë malorë në disa zona të Jiangxi dhe Guangdong.
Lokalitetet janë këshilluar të forcojnë monitorimin në kohë reale dhe sistemet e paralajmërimit të përmbytjeve dhe të përgatiten për evakuim të mundshëm për të shmangur rreziqet.
Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)