Linda Buzo dhe sfida për shëndetin
2023-09-15 10:44:11

Linda Buzo ( foto personale)

Linda Buzo ( foto personale)

Linda Buzo është në profesion inxhiniere dhe ka studion e vet të punës  në Tiranë. Ajo ka kryer studimet për këtë fushë dhe si profesion inxhinierinë e ka të trashëguar nga babai i saj. Linda ka kaluar shumë sfida në jetën e saj, por sfida më e madhe ka qenë ajo me shëndetin.

Për shak të stresit, Linda e gjeti veten të transformuar në trup dhe në peshë. Ndaj ajo mori një vendim të rëndësishëm, të rrëzonte plot 50 kg, nga trupi i saj. Për Radio Ejani, Linda Buzo rrëfen përvojën e saj jetësore.

Linda Buzo dhe transforimi i saj në shendet ( foto personale)

Linda Buzo dhe transforimi i saj në shendet ( foto personale)

CMG: Linda, mund të na dërgoni në retrsopektivën e jetës tuaj?

Lindo Buzo: Unë dua të risjell në vëmendje historinë  e nënës dhe babait tim, një histori e bukur dashurie dhe respekti, e cila ka treguar që ata i kanë rezistuar shumë kohës dhe kanë bërë çdo përpjekeje për ta mbajtur historinë  e tyre. Unë gjithnjë i  kam thënë nënës sime, ka pasur fat në jetën e saj për lidhjen e jetës me babain tim . Pas martese lindën katër vëllezërit e mi dhe e fundit isha unë. Kam qenë më e vogla dhe më kanë dhuruar shumë dashuri.

Babi im ishte inxhinier dhe punonte në disa vende të Shqipërisë. Ai iku për të bërë punën e tij të vështirë në Kukës dhe kur u kthye mori me vete një sëmundje të pashërueshme. Vendi dhe klima atje i ndikuan për keq dhe ai u ftoh aq shumë sa nuk e kaloi kurrë atë gjendje. Kur babai ndërroi jetë nëna ime ishte shumë e re dhe duhet të na rriste e vetme. Babi më ka lënë një amanet në jetë, që unë ta vijoja profesionin e tij dhe kështu bëra. Shkova në shkollën e ndërtimit. Pavarësisht se kam qenë me rezultate shumë të larta dhe nuk më pranonin pasi në shkolla profesionale nuk pranoheshin studentët shumë të mirë.

Studiova në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, një fakultet shumë i veçantë dhe shumë i vështirë, por unë ia dola.

CMG: Cila  ka qenë puna juaj e parë?

Lindo Buzo: Kjo është një pyetje shumë e veçantë. Dikur nëna ime mësoi të stilonte veshje. Kur babai  iku nga kjo jetë, nëna me shumë sakrifica duhet të na rriste e vetme dhe gjatë kohës që ne mësuam lajmin e keq për babain, u detyruam që edhe të punojmë njëkohësisht. Puna që bëmë ishte si rrobaqepës. Nxirrnim të ardhurat tona dhe siguronim jetesën përmes kësaj gjëje. Nuk ka qenë një punë e vështirë, por ka qenë një punë e cila na jepte kënaqësi. Ne filluam të drejtojmë njëri-tjetrin dhe kishim një grup pune, por në përbërje ishte familja

Linda Buzo ( foto personale)

Linda Buzo ( foto personale)

CMG: Kujt i jeni më tepër mirënjohëse në jetën tuaj?

Lindo Buzo: Unë në thelb kam një shkallë të lartë mirënjohje në jetën time. Ndihem e lumtur dhe e kënaqur që shumë njerëz kanë qenë pjesë e jetës sime.

CMG: A ka qenë puna e inxhinierit e vështirë për ju?

Lindo Buzo: Jo aspak, unë e kam kthyer punën gjithmonë në një lloj argëtimi, i cili më është ofruar. Unë kam punuar, por njëkohësisht kam udhëtuar, kam bërë shumë gjëra në jetën time. Por, gjëja më e bukur që kam bërë ka qenë fakti që unë kam njohur shumë njerëz, të cilët më kanë ndryshuar rrenjësisht. Ne duhet të bëjmë sakrifica në jetë. Kur isha në Itali e bëja rrugën vajtje-ardhje që të kisha mundësi të vija një ditë në Tiranë, pra ikja dhe vija në Itali shumë shpesh për të punuar dhe për ta ndarë jetën mes dy shteteve. Unë kam punuar shumë në jetë dhe këto të cilat po them sot janë subjekt që edhe shumë njerëz të tjerë të jenë të motivuar.

Do më duhen 50 vite që unë të tregoj jetën time, por jeta është e bukur. Është një jetë produktive që unë bëj. Jam e kënaqur me gjënë që kam zgjedhur.

Preferoj mos të rri në një vend, në jetë njeriu mund të bëjë disa profesione. Më pëlqen të shkruaj dhe shumë shpejt do të publikoj edhe një libër.

Linda Buzo  e apasionuar pas udhetimeve ( foto personale)

Linda Buzo  e apasionuar pas udhetimeve ( foto personale)

CMG: Ju keni pasur një moment të vështirë në jetë, kur morët shumë peshë?

Lindo Buzo: Po, ishte një  periudhë shumë e vështirë në jetën time, pasi  unë bëja shumë punë, më shumë seç duhet. Kisha ngarkesë të tepërt, e cila më jepte mua anët negative të kësaj gjëje. Pra ngarkesa ne mendje u reflektua edhe në shëndetin tim. Ndërsa bëja shumë punë harrova të kujdesesha për shëndetin deri në pikën që nuk mbante më. Duhet të bija nga pesha, kisha shtuar 50 kg më tepër. Kështu ndodhi dhe  falë vullnetit dhe ushqimeve të kontrolluara unë rashë nga pesha. Mua më jepte shum

ë ndjesi të keqe fakti që isha e shëndoshë më tepër seç duhet. Kënaqësia më e madhe që unë kam sot është që ia dola. Këtë gjë shpesh e ndaj edhe me të tjereët, të gjithë ata që më pyesin se si i humba kg, dhe se çfarë bëra gjatë këtyre viteve.

CMG: Si e morët vendimin që duhet të binit në peshë?

Lindo Buzo: Unë duhet të isha gjatë gjithë kohës në kontakt me njerezit dhe punoja në shumë vende të botës, madje menaxhoj edhe një hotel buzë detit, ndaj mendova që duhet të ndryshoj edhe në raport me veten apo stilin e jetës.

Doja ta ndryshoja jetën time, të ndryshoja dukjen, por mbi të gjitha shëndetin.

CMG: Kur nis dita juaj dhe si nis ajo?

Lindo Buzo: Dita ime nis në orën 05:00 të mëngjesit, duke rregulluar frymëmarrjen dhe çdo ditë kam një program që do të plotësoj. Unë e di se çfarë do bëj në jetën time, jam selektive dhe e përgjegjshme.  Kjo është një këshillë për të gjithë, jini korrektë me ditën tuaj dhe respektoni çdo sekondë të saj!

Intervistoi Megi Latifi