Foto nga VCG
Prodhimi industrial në Eurozonë ka shënuar rënie më shpejt se parashikimet e tregut në qershor në baza mujore.
Prodhimi industrial në Eurozonë ra me 1.1 për qind nga muaji në korrik, duke lëvizur nga rritja e rishikuar në rënie prej 0.4 për qind në korrik, treguan të dhënat e Eurostat-it, citon “ATSH”.
Parashikimet e tregut ishin për një rënie mujore prej 0.7 për qind për korrikun.
Prodhimi i mallrave kapitale ra me 2.7 për qind dhe ai i mallrave të konsumit afatgjatë me 2.2 për qind. Ndërsa prodhimi i mallrave të ndërmjetme u rrit me 0.2 për qind, i mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm me 0.4 për qind dhe i energjisë me 1.6 për qind.
Prodhimi industrial në vendet e BE-së ra me 1.1 për qind në qershor. Ndër vendet anëtare me të dhëna të disponueshme, rëniet më të mëdha mujore u regjistruan në Danimarkë (9.1 për qind), Irlandë (6.6 për qind) dhe Lituani (4.4 për qind).
Rritjet më të mëdha u shënuan në Suedi (5.1 për qind), Maltë (3.4 për qind) dhe Hungari (2.9 për qind).
Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 2.2 për qind në Eurozonë dhe 2.4 për qind në vendet e BE-së. (Irma)