Foto nga VCG
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të zhvillimit të energjisë të ripërtëritshme në të ardhmen. Për të arritur këtë, do të përshpejtohen lejet për centralet me turbina ere dhe me panele diellore.
Deri në vitin 2030, synohet që energjia elektrike e gjelbër të rritet në 42.5% të konsumit, krahasuar me 32% deri tani, shkruan “Panorama”.
Sipas ligjit të ri, centralet me panele diellore ose me turbinat me erë duhet të autorizohen shumë më shpejt.
Në zonat prioritare, duhet të autorizohet instalimi i ri brenda një viti. Jashtë kësaj zone, procedurat nuk mund të zgjasin më shumë se 24 muaj.
“Direktiva e Energjisë së Ripërtëritshme tregon se BE-ja mund të jetë gjithashtu pragmatike dhe jo burokratike”,- deklaroi raportuesi Markus Pieper, (PPE).
Zëdhënësi i Klimës së të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Michael Bloss, foli për një revolucion.
“Ne po çlirojmë kështu energjitë e ripërtëritshme nga zinxhirët e burokracisë”,- tha ai. (Irma)