CFP
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një letër urimi Forumit të 6-të të Zhvillimit Rinor ndërmjet Dy Brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.
Xi Jinping-u vuri në dukje se të rinjtë janë shpresa e vendit dhe e ardhmja e kombit. Forumi i Zhvillimit Rinor ndërmjet Dy Brigjeve të Ngushticës së Tajvanit ofron një platformë të rëndësishme për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet të rinjve të të dy brigjeve. Ai shprehu shpresën se më shumë të rinj nga të dy brigjet do të bëhen miq e partnerë të mirë, duke dhënë kontributin e tyre për nxitjen e zhvillimit paqësor të dy brigjeve dhe të ribashkimit të atdheut.
Xi theksoi në vijim se realizimi i ringjalljes së madhe kombëtare është dëshira e përbashkët e të gjithë popullit kinez. Të rinjtë e të dy brigjeve jetojnë në një kohë shumë të mirë dhe kanë një skenë shumë të gjerë për shfaqjen e talenteve të tyre, si edhe perspektiva shumë të ndritshme për realizimin e ëndrrave. "Mirëpresim që të rinjtë e Tajvanit t'i ndjekin, t'i krijojnë dhe t'i realizojnë ëndrrat e tyre në pjesën kontinentale. Shpresojmë që të rinjtë e të dy brigjeve të kapin prirjen e historisë, të këmbëngulin në moralin kombëtar, të ruajnë bashkimin e atdheut, të mbajnë përsipër përgjegjësitë e kohës dhe të këmbëngulin në rrugën e drejtë të zhvillimit paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve,"
Tema e këtij edicioni të forumit është "Të mirëpresim së bashku Lojërat Aziatike dhe të hartojmë së bashku projektin e ardhshëm." (Xu Guang)
CFP