Kina dhe Kamboxhia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët humanitare në shtator
2023-09-15 15:18:48

Foto nga VCG

Kina dhe Kamboxhia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët humanitare, të koduar “Engjëlli i Paqes 2023”, në Kamboxhia, nga mesi deri në fund të shtatorit.

Lajmi u bë i ditur nga Tan Kefei, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, citon “Xinhua”.

Ai theksoi se stërvitja do të jetë e favorshme për përmirësimin e veprimit të koordinuar dhe aftësive të reagimit emergjent të ushtrive kineze dhe kamboxhiane në shërbimet shëndetësore dhe thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit pragmatik mes dy ushtrive. (Irma)