Kina nxit heqjen e sanksioneve të njëanshme, që të ndihmohet puna humanitare ndërkombëtare
2023-09-15 20:13:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një i dërguar kinez bëri thirrje të enjten për heqjen e sanksioneve të paligjshme të njëanshme, me qëllim që të përmirësohet puna humanitare ndërkombëtare.

Ia vlen të vëmë në dukje se sanksionet e paligjshme të njëanshme ndikojnë rëndë në aftësinë e sektorit publik të vendeve përkatëse për të ofruar shërbime të tilla bazë si arsimi e furnizimi ushqimor, dhe ndërhyjnë në veprimtaritë e rregullta të sektorit privat në tregti, investime e biznes, prandaj janë bërë pengesa më e madhe për bashkëpunimin humanitar publik-privat, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të nxitë bashkërisht vendet përkatëse të heqin menjëherë sanksionet e njëanshme, të eliminojnë efektet e tyre negative dhe të krijojnë kushte të favorshme për veprimet humanitare ndërkombëtare," tha ai në një debat të hapur të Këshillit të Sigurimit mbi përparimin e partneritetit humanitar publik-privat.

Zhang tha se kauza humanitare, si një përpjekje e përbashkët e të gjithë njerëzimit, mund të formojë konsensusin më të madh nëpërmjet qytetërimeve të ndryshme.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të praktikojë multilateralizmin e vërtetë, të nxisë çështjen humanitare ndërkombëtare, të bashkojë të gjithë aktorët, duke përfshirë sektorin publik, sektorin privat e shoqërinë civile, të rritë investimet, të trajtojë së bashku sfidat dhe të përmirësojë vazhdimisht gjendjen humanitare në vendet dhe rajonet përkatëse, tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhang theksoi nevojën për të vazhduar investimet humanitare.

Duke vënë në dukje se peizazhi humanitar global sot përballet me vështirësi e sfida si kurrë më parë, i dërguari i Kinës shtoi se korporatat shumëkombëshe kanë përfituar shumë prej burimeve dhe tregjeve të vendeve në zhvillim, prandaj kanë përgjegjësinë për t'i ndihmuar ato e për të dhënë më shumë kontribut për jetesën dhe mirëqenien e njerëzve.