Xi Jinping-u uron Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Trenave Kinë-Evropë
2023-09-15 10:51:45

CFP

CFP

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh urimi Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Trenave Kinë-Evropë.

Xi vuri në dukje se, pas vënies në funksionim të trenave Kinë-Evropë, është garantuar transporti i sigurt dhe i qëndrueshëm, duke krijuar një strukturë të re të transportit ndërkombëtar Azi-Evropë dhe një platformë të re të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar përgjatë linjave hekurudhore ku kalojnë këta trena. Kjo ka garantuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të furnizimit e të prodhimit dhe i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit të ekonomisë botërore. Kina do të vazhdojë të punojë së bashku me palët e ndryshme për të zbatuar frymën e Rrugës së Mëndafshit të paqes e bashkëpunimit, hapjes e përfshirjes, mësimit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta. Po ashtu, Kina do të këmbëngulë në parimet e diskutimit, ndërtimit e ndarjes së përbashkët dhe do të nxitë zhvillimin më cilësor, më efikas e më të sigurt të trenave Kinë-Evropë, duke dhënë kontribut më të madh për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore, për shtimin e mirëqenies së popujve të botës dhe për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Tema e Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Trenave Kinë-Evropë është "Thellimi i ndërlidhshmërisë dhe nxitja e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta". (Xu Guang)