Foto nga VCG
Punësimi fleksibël ka regjistruar një rritje të fortë vitet e fundit në Kinë, mes zhvillimit të ekonomisë digjitale dhe platformave, thuhet në një raport të publikuar nga së bashku nga Universiteti Jinan dhe platforma e rekrutimit në internet “Zhaopin”, citon “Xinhua”.
Sipas raportit, numri i punonjësve në punësimin e ri fleksibël përbënte 19.1 për qind të të gjithë punonjësve në tremujorin e parë të vitit, nga 13.8 për qind në të njëjtën periudhë të 2020-s.
Në tremujorin e parë të vitit, 23.2 për qind e të gjithë punëkërkuesve dëshironin të kishin punësim fleksibël, përkundrejt 18.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.
“Publikimet për punësimin fleksibël kategorizohen në fusha të tilla si tregtia elektronike e platformave, shpërndarja, shërbimi i jetës, shërbimi i njohurive, transmetimi i drejtpërdrejtë në platforma dhe drejtuesit e ndarjes së udhëtimeve”, tha Guo Sheng, president i “Zhaopin”.
Mundësi të tilla punësimi gjenden kryesisht në sektorë si transporti, logjistika, magazinimi, kultura, media, argëtimi dhe sporti.
Gratë, të rinjtë dhe ata që nuk kanë përvojë pune preferojnë pozicione pune fleksibël, thuhet në raport, ku theksohet se punët e reja fleksibël ofrojnë pagesa më të mira krahasuar me punësimin tradicional, por niveli i mirëqenies është më i ulët. (Irma)