CFP
Kina shpreh kundërshtim të fortë për hetimin antisubvencion të BE-së ndaj automjeteve elektrike kineze, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës të enjten.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi të mërkurën se ky komision do të niste një hetim antisubvencion lidhur me automjetet elektrike kineze. Pekini e konsideron këto masë si proteksionizëm të pastër, që mund të dëmtojë lidhjet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kinës dhe BE-së, u shpreh zëdhënësi.
Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë hapur e bashkëpunuese dhe i mirëpret kompanitë evropiane të automjeteve që të zgjerojnë investimet e tyre në Kinë, duke përfshirë sektorin e automjeteve elektrike.
Ministria kineze e Tregtisë e nxit BE-në të zhvillojë dialog e konsultime me Kinën dhe të krijojë një mjedis të barabartë e jodiskriminues për zhvillimin e industrisë së automjeteve elektrike për Kinën dhe BE-në.(Xu Guang)
CFP