Kina forcon kontrollet e patentave për industritë më të avancuara
2023-09-15 10:35:10

Foto nga VCG

Rregullatori kryesor i pronës intelektuale në Kinë njoftoi se janë shtuar përpjekjet për forcimin e kontrolleve për patentat në fushat e inteligjencës artificiale, teknologjisë gjenetike dhe “blockchain”, për t’i mbrojtur më mirë ato, shkruan “Xinhua”.

“Janë rishikuar standardet e kontrolleve për industritë e avancuara, duke zgjeruar fushën e patentave dhe duke siguruar cilësi dhe efikasitet më të lartë të procesit”,- deklaroi në një konferencë për shtyp Wu Hongxiu, zyrtar në Administratën Kombëtare të Pronësisë Intelektuale.

Sipas tij, për të mbështetur inovacionin e teknologjisë shkencore dhe mbrojtjen e pronësisë intelekturale në industritë në zhvillim dhe format e reja të biznesit, administrata ka qenë më e hapur për të dhënat e patentave, duke bërë 18 baza të dhënash mbi teknologjitë kufitare të aksesueshme për publikun.

Kina ka përdorur pronësinë intelekturale për të nxitur inovacionin, veçanërisht në përmbushjen e kërkesës për teknologji dhe industri të reja në vitet e fundit. Për shembull, deri në vitin 2022, vendi kryesonte renditjen globalisht për sa i përket numrit të aplikimeve për patentë të paraqitura për teknologjitë e inteligjencës artificiale, me shkallën e industrisë bazë të inteligjencës artificiale që kalon 500 miliardë juanë (rreth 68.7 miliardë dollarë amerikanë). (Irma)