Udhëtimet e pasagjerëve tranzit hekurudhorë në Kinë u rritën me 38% në gusht
2023-09-15 13:09:17

Foto nga VCG

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve përmes rrjeteve të tranzitit hekurudhor urban në Kinës u rrit me 38.4 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Transportit.

Sipas të dhënave, rreth 2.71 miliardë udhëtimesh pasagjerësh u trajtuan nga rrjetet e tranzitit hekurudhor urban në 54 qytete muajin e kaluar, 1.7 për qind më shumë se muajin e kaluar.

Ministria bëri të ditur se shifra gjithashtu ishte 36 për qind më e lartë nga niveli mesatar mujor në vitin 2019.

Kina kishte 297 linja tranziti hekurudhor urban deri në fund të gushtit, me një gjatësi të kombinuar operimi prej 9771.8 km. (Irma)