Kina do të nxjerrë monedha përkujtimore me krijesa fatsjellëse
2023-09-15 13:06:33

Foto nga CMG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se do të emetojë një sërë monedhash përkujtimore, me kafshë dhe krijesa mitike që tradicionalisht simbolizojnë fatin e mirë në Kinë.

Tetë monedhat, katër prej ari dhe katër argjendi, do të jetë kurs ligjor në Kinë, sipas Bankës Popullore të Kinës, citon “Xinhua”.

Katër monedhat prej ari të pastër, të cilat peshojnë secila 2 gramë dhe kanë vlerë 20 juanë (rreth 2.78 dollarë amerikanë) secila, kanë imazhin e një dragoi, një feniks, një kylin ose një breshkë në anët e tyre të pasme.

Po ashtu, katër monedhat prej argjendi të pastër peshojnë secila 15 gramë, kanë vlerë 5 juanë secila dhe mbajnë imazhe të ndryshme të katër krijesave simbolike në anët e tyre të pasme. (Irma)