Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë në Shqipëri
2023-09-14 09:56:47

Në Panairin Future2Tech pritet të marrin pjesë si ekspozues institucione, shoqata, kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilët ndërlidhen nga kryefjala e këtij panairi “teknologjia”.

Panairi pritet të vizitohet nga mbi 5000 vizitorë, të cilët do të gjejnë hapësira të shkëlqyera rrjetëzimi, akses tek mentorët, mundësi për të marrë pjesë në një nga aktivitetet kryesore të panairit që do të zhvillohet në njerën nga ditët e panairit Business Talk, me drejtuesit e bizneseve kryesore në vend, pjesëmarrje në seksione informative dhe forume me key note speakers të huaj dhe gjithashtu shumë e rëndësishme, do të kenë mundësinë të shohin inovacione dhe teknologji të reja dhe t’i zbulojnë këto në panair.

Ky panair organizohet nga  Iceberg Exhibition, me përfaqësuese Enejda Sheku , organizator panairesh, pjesë e agjensisë Iceberg Communication, prej 1999 dhe nga Albania Tech ,me përfaqësues Gerti Boshnjakun, si një platformë e dedikuar për aktorët kryesorë të ekosistemit, bashkimin dhe aktivizimin e tyre. 

Për Radio Ejani, Enejda dhe Gerti japin detaje rreth panairit, që do të mbahet në Tiranë .

Enejda Shejku

CMG: Enejda, si vjen panairi i teknologjisë këtë vit ?

Enejda Shkeu:  Ky është një panair, i cili bën bashkë disa aktorë, të cilët do të gjejnë mundësi të shumta në panair.

Sot zhvillimi i teknologjisë është shumë i vrullshëm dhe është kryefjalë e jetës sonë ndaj ne zgjodhëm qendrën e Tiranës për të bërë këtë aktivitet të madh.

Kompanitë ekspozojnë produktet e tyre dhe risitë në treg përmes stendave, të cilat do të kenë mundësi të vizitohen dhe produktet të testohen. Gjithashtu element në këtë panair do të jetë edhe fakti që do të ketë elementë artistikë. Do të ketë workshope, persona të suksesshëm të cilët do të flasin mbi mënyrën se si kanë arritur në këtë pikë të karrierës dhe të zhvillimit te biznesit te tyre. Ky panair premton mundësi të shumta rrjetezimi me të gjithë aktoret.

CMG:  Sa kompani do të jenë në panair dhe  çfarë do të ofrojnë ato?

Eneida Shkeu: Do të jenë mbi 70 kompani, të cilat në formën e tyre do të përfaqësojnë vetveten. Duke filluar nga kompanitë më të mëdha tek ato më të voglat. Shoh që ka interes dhe predispozitë e mirë për të ofruar shumllojshmëri produktesh. Eshte shumë i orientuar drejt zhvillimit dhe Pallati i Kongreseve ta ofron këtë mundësi, të jep prespektivë.

CMG: Ju keni organizuar disa panaire në Tiranë, çfarë e dallon këtë panair?

Enejda Shkeu: Po është e vërtete që unë dhe Gerti Boshnjaku kemi organizuar disa panaire apo evente te rëndësishme. Ajo  çfarë e dallon këtë panair është fakti që këtu ndërthuren disa elemente, të cilat nxjerrin në pah edhe vetë themeluesit apo personat të cilët do të mbajnë një fjalim hapës. Ndërsa muzika e mirë dhe gjendja e bukur do të na shoqërojë gjatë gjithë eventit.

CMG: Pse duhet të bëhen organizime të tilla në Tiranë?

Enejda Sheku: Organizime të tilla nisin në Tirane dhe më pas qellimi është që të përhapen në të gjithë vendin. Shqipëria e ka potencialin e duhur dhe kapacitet për të bërë sa më shumë sukses ne teknologji. Ndaj ne e nisim kete panair të Tiranë për t’u perhapur ne qytete të tjera.

Gerti Boshnjaku

CMG: Gerti Boshnjaku, ju gjithashtu jeni organizator i këtij eventi. Cili është vizioni i këtij  aktiviteti?

Gerti Boshnjaku: Vizoni ynë është që të krijojmë një vend ku gjithë bizneset të krijojnë një komunitet të tyrin. Kemi parë biznese të mëdha, por akoma nuk e dimë se kush i krijon këto. Këto panaire janë të pranishme në vende të medha të botës dhe sipërmarrës të ndryshëm shkojnë atje për të marrë më shumë eksperiencë apo dije.

Teknologjia është fusha e jetës prej së cilës nuk shkëputemi dot më, por duhet t’i japim vetes mundësinë për të mësuar gjithmonë edhe më tepër .

Ky panair ndikon edhe në ekonominë shqiptare pasi sjellja e teknologjisë më afër nesh na rrit mundësinë për të sjellë më tepër produktivitet. Tirana po bëhet kryeqendër teknologjie.

CMG: Cilat janë disa nga tematikat që do zhvillohen?

Gerti Boshnjaku: Inovacioni do të jetë hapësira kryesore. Nuk do të mbetemi vetëm në nivel teorie, por do ta zhvillojmë më tej duke bërë bashkë palët e interesuara për të kuptuar se cilat janë produktet e fundit. 

Nëse do isha një i ri apo e re do e shihja këtë si një mundësi të artë për të kuptuar më tepër nga teknologjia.

Intervistoi Megi Latifi