Foto nga CMG
Kohët e fundit, të dhënat e transaksioneve të përpiluara nga Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT), një organizatë globale e shërbimit të informacionit financiar e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tregojnë se midis monedhave globale të pagesave të sistemit SWIFT, pjesa e dollarit amerikan është ngritur ndjeshëm duke arritur në një nivel rekord prej mbi 46 % nga pak më shumë se një e treta dhjetë vjet më parë. Në të kundërt, përdorimi i euros ka zënë më pak se një të katërtën (24.4%), duke rënë në nivelin më të ulët historik dhe hendeku me dollarin amerikan është zgjeruar në 22 pikë përqindjeje.
Që nga përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, Evropa, e detyruar nga Shtetet e Bashkuara, ndoqi shembullin e tyre dhe vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke u zhytur në një vorbull reagimesh. Prodhimi industrial gjerman, motori tradicional i rritjes së Eurozonës, ra për të tretin muaj radhazi në korrik.Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se Gjermania do të jetë e vetmja ekonomi e madhe në botë që do të tkurret në vitin 2023, ndërsa Rusia, e cila është nën sanksione , pritet të ketë rritje.