Kina pret 190 milionë udhëtime hekurudhore nga 27 shtatori deri më 8 tetor
2023-09-14 17:38:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina pritet të regjistrojë 190 milionë udhëtime hekurudhore gjatë periudhës së ardhshme 12-ditore të udhëtimit për festën e Ditës Kombëtare dhe Festivalin e Mesit të Vjeshtës, sipas “China State Railway Group Co., Ltd.”.

Periudha e udhëtimit do të zgjasë nga 27 shtatori deri më 8 tetor dhe kompania shtoi se do të bëhen përpjekje për të rritur kapacitetin e transportit dhe për të optimizuar sistemin e shitjes së biletave, citon “Xinhua”.

Festivali i Mesit të Vjeshtës, i cili mbahet më 29 shtator të këtij viti, është një festë tradicionale kineze që zakonisht shënohet nga ribashkime familjare. (Elona)