Foto nga CFP
Kina ka përshpejtuar ndërtimin e projekteve të banesave me qira të subvencionuara nga qeveria që nga fillimi i vitit, për të zgjidhur vështirësitë e strehimit për të rinjtë, sipas departamentit kryesor të strehimit të vendit.
Gjithsej 72 për qind e 2.04 milionë njësive të banesave me qira të subvencionuara nga qeveria, të propozuara për t'u ndërtuar në vitin 2023, janë ndërtuar në të gjithë vendin, citon “Xinhua” Ministrinë e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.
Në dy vitet e fundit, Kina ka ndërtuar rreth 5.08 milionë njësi banesash të tilla, me investime totale me vlerë më shumë se 520 miliardë juanë (rreth 72.33 miliardë dollarë amerikanë).
Ministria bëri të ditur se masa mund të zgjidhë vështirësitë e strehimit për gati 15 milionë qytetarë të rinj. (Elona)