Naan/CGTN Photo
Kuzhina është një "kartëvizitë" e rëndësishme për një qytet. Si qyteti më perëndimor në Kinë, Kashgari është i famshëm për kuzhinën e tij të mrekullueshme, të larmishme e të shijshme.
Kashgari është i njohur si një qendër komunikacioni dhe shkëmbimesh për kulturat e qytetërimet e ndryshme, kuzhina e të cilit paraqit stilet e gatimit të kombësive të ndryshme në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.
Kombësitë e ndryshme në Xinjiang kanë metoda të ndryshme gatimi dhe ngrënieje. Si popullsia më e madhe në Kashgar (më shumë se 90 %), ushqimet ujgure zotërojnë në këtë qytet. Ushqimet e tij karakterizohen nga mishi i deles, mishi i viçit, mishi i pulës, karotat, domatet, specat, qepët dhe ushqimet e tjera të përditshme.
Kavap në Xinjiang/CGTN Photo
Ushqimi më popullor dhe më i famshëm ujgur në Kashgar dhe Xinjiang është qebapi, ose "kavap" në gjuhën ujgure. Qebapi mund të gjendet në rrugë, pazare e restorante në Kashgar dhe është i pëlqyer si nga banorët e kombësisë ujgure, ashtu edhe hane. Ai bëhet me copa të vogla mishi, zakonisht qengji, të pjekura në skarë mbi qymyr, që i hidhen përsipër erëza.
Kavapët janë pjekur në hell mbi prush/CGTN Photo
Kavap-i shërbehet me naan (pite e pjekur), samsa (ravioli të skuqura ose të pjekura) ose polu (ushqime që hahen me dorë). Naan është ushqimi kryesor si në Xinjiang, ashtu edhe në Azinë Qendrore. Naan i ngjan pites dhe bëhet me fara susami, gjalpë, qumësht, vaj vegjetal, kripë dhe sheqer. Ai gatuhet në një tandoor dhe mund të hahet drejtpërdrejt ose i shërbyer me mish apo perime të tjera. Dyqanet e naan-it shikohen në çdo rrugë dhe janë një ushqim i përditshëm për banorët vendorë.
Samsa-të janë si ravioli të skuqura ose të pjekura që mbushen me patate, qepë, mish deleje ose mish viçi. Ato zakonisht konsiderohen si meze nga banorët vendorë dhe mund të ofrojnë energji për shëtitjet në rrugët ose pazaret për disa orë.
Polu në Xinjiang/CGTN Photo
Polu është zakonisht një ushqim që mund të mbushë stomakun. Ai bëhet me mish qengji, viçi ose pule dhe qepë. Ai është shumë popullor në Kashgar dhe një kafshatë mjafton për ta mbajtur mend shijen e tij për një kohë të gjatë.
Ka edhe shumë shprisha e ushqime të tjera popullore në Kashgar, si poxkal (kek farash me feta), sangza (dredhanik me miell gruri të skuqur kërc) dhe yutaza (bukë me shumë shtresa e zier me avull). Banorët vendorë të kombësisë hane krijuan edhe dapanji (Pjata e madhe e pulës), një gjellë djegëse me pulë, patate dhe speca, që, siç e tregon edhe emri, shërbehet në një pjatë të madhe, dhe makarona petë të bëra me dorë shtohen pas ngrënies së pulës. Kashgari është një qytet plot me ushqime të shijshme dhe meze të shkëlqyera.
Restorant në Kashgar/CGTN Photo
Kashgari është një familje e madhe që mirëpret çdo njeri. Në restorante shërbehen ushqimet e shijshme të Kashgarit dhe banorët vendorë, si ujgurë, ashtu edhe hanë, ulen së bashku për t'i shijuar ato. Ushqimi është jo vetëm një mënyrë me të cilën Kashgari u shfaq mikpritjen dhe diversitetin e tij vizitorëve, por edhe një lidhës i miqësisë dhe vëllazërisë mes kombësive të ndryshme në qytet.(Xu Guang)