Foto nga CFP
Drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, atë të platformave Meta, Mark Zuckerberg dhe shefin ekzekutiv të Alphabet-it, Sundar Pichai u takuan me ligjvënësit në Kapitol të mërkurën, në një forum me dyer të mbyllura, për të diskutuar mbi kuadrin rregullator për inteligjencën artificiale.
Ligjvënësit po ballafaqohen me çështje që kanë të bëjnë me uljen e rreziqeve nga teknologjitë e reja, të cilat po përjetojnë një rritje investimesh dhe popullaritet mes përdoruesve, që prej daljes në qarkullim të aplikacionit të inteligjencës artificiale, “ChatGPT”.
“Është e rëndësishme për ne që të kemi një arbitër”, u tha zoti Musk gazetarëve, duke shtuar se ka nevojë për një autoritet rregullativ “që të garantojë që kompanitë ndërmarrin veprime që janë të sigurta dhe në interesin e përgjithshëm të publikut”.
Senatori nga Nju Xhersi, Cory Booker vlerësoi diskutimin dhe tha se të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se “qeveria ka një rol rregullator”, por hartimi i ligjeve do të përbëjë një sfidë.