Stacioni Hapësinor i Kinës ekspozon pikturat e adoleshentëve afrikanë për të frymëzuar ëndrrat hapësinore
2023-09-14 14:25:34

Ekuipazhi i "Shenzhou-16" në Stacionin Hapësinor të Kinës ka publikuar 10 piktura të zgjedhura nga artistë të rinj afrikanë për të frymëzuar rininë në të gjithë botën për eksplorimin e hapësirës.

Të mërkurën u zhvillua një ceremoni dhëniesh çmimi për një konkurs pikture me temë "Ëndrra ime", ku u paraqitën mbi 2 000 piktura nga 42 vende afrikane. Artistët fitues u ftuan në kryeqytetin kinez Pekin për të marrë pjesë në ceremoni.

Konkursi është pjesë e një numri veprimtarish të zhvilluara nga Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës dhe Sekretariati i Komitetit Pasues Kinez të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC).

Astronauti kinez Chen Dong, anëtar i ekuipazhit të "Shenzhou-11" dhe komandant i misionit "Shenzhou-14", mori pjesë në veprimtari për të ndarë përvojën e tij hapësirore me adoleshentët afrikanë nga tetë vende afrikane nëpërmjet videos.