Ekspozita kino-arabe do të përfshijë bashkëpunimin meteorologjik
2023-09-14 11:46:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ekspozita e ardhshme Kinë-Shtetet Arabe do të përfshijë, për herë të parë, një konferencë mbi bashkëpunimin meteorologjik, thanë organizatorët e ngjarjes të mërkurën. Ekspozita e gjashtë Kinë-Shtetet Arabe është planifikuar nga 21 deri më 24 shtator në Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore. Konferenca meteorologjike do të përfshijë një forum kryesor për zhvillimin dhe bashkëpunimin meteorologjik, si dhe një tryezë të rrumbullakët mbi fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimaterike dhe një forum paralel për ofrimin e shërbimeve meteorologjike për vendet dhe rajonet përgjatë “Një brez, një rrugë”, bën të ditur “Xinhua”.

Po ashtu, do të ketë edhe një ekspozitë për pajisjet dhe teknologjitë e avancuara meteorologjike. Konferenca do të ftojë ekspertë nga Organizata Botërore Meteorologjike, Administrata Meteorologjike e Kinës dhe zyrtarë nga 12 shtete arabe. Xu Xianghua, nga Administrata Meteorologjike e Kinës, tha se Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë bashkëpunim të mëtejshëm meteorologjik në fronte të ndryshme, duke përfshirë monitorimin e klimës dhe teknologjitë meteorologjike të inteligjencës artificiale, pasi të dyja palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fillim të këtij viti.  (Elona)