Foto nga VCG
Kina kundërshton me vendosmëri shkatërrimin e paqes dhe të qëndrueshmërisë rajonale nga ShBA-ja, u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Tan Kefei.
Duke iu përgjigj pyetjeve në lidhje me patrullimin e parë të përbashkët nga luftanijet e Filipineve dhe ShBA-së në Detin e Kinës Jugore, Tan Kefei tha:
"Ne u kushtojmë vëmendje zhvillimeve përkatëse. Kina ka besuar gjithmonë se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve përkatëse nuk duhet të dëmtojë interesat e palëve të treta, as të cenojë paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale. Deti i Kinës Jugore është shtëpia e përbashkët e vendeve të rajonit. Ne kundërshtojnë me vendosmëri ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në çështjen e Detit të Kinës Jugore për interesat e veta egoiste, duke shfaqur forcën dhe duke krijuar probleme në Detin e Kinës Jugore nën maskën e 'lirisë së lundrimit', çka minon paqen e qëndrueshmërinë rajonale. Ushtria kineze ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe të drejtat e interesat detare, si edhe paqen dhe qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore”.
Veç kësaj, veprimet e marrëveshjes ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit kanë vazhduar. Në lidhje me këtë, Tan Kefei tha se kjo po "shkatërron plotësisht Tajvanin":
"Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo formë të shkëmbimeve zyrtare dhe kontakteve ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara e rajonit të Tajvanit të Kinës dhe shitjen e armëve Tajvanit nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze ka mbajtur gjithmonë një shkallë të lartë vigjilence dhe ka ndaluar me vendosmëri çdo formë të akteve separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe të përpjekjeve për ndërhyrje të huaj, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial."