Importet e automjeteve të Pekinit vazhduan rimëkëmbjen në gusht
2023-09-14 15:52:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Importet e automjeteve të Pekinit vazhduan të rikuperohen në gusht, me vëllimin mujor të importit që tejkaloi 40.000 njësi për herë të parë këtë vit, bën të ditur “Xinhua”.

Kryeqyteti kinez importoi 43.000 automjete muajin e kaluar, një nivel afër mesatares mujore prej 45.000 njësish vitin e kaluar, pas rritjeve nga muaji në muaj për gjashtë muaj radhazi, njoftoi Dogana e Pekinit.

Importet dhe eksportet e qytetit arritën në 2.39 trilionë juanë (rreth 332 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të 2023-shit, 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke përbërë 8.8 për qind të tregtisë së jashtme totale të vendit.

Gjatë kësaj periudhe, importet arritën në 2 trilionë juanë, me një rritje prej 1.8 për qind, dhe eksportet arritën në 391 miliardë juanë, me rritje 9.3 për qind.

Gjatë periudhës janar-gusht, pesë partnerët kryesorë tregtarë të qytetit ishin Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, Australia dhe Brazili. (Elona)