Pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë, sipas “Football Raking” kuqezinjtë kanë mbi 90% mundësi për të qenë pjesë e finaleve të Kampionatit Europian të Futbollit në vitin 2024, që do të luhet në Gjermani.
“Football Raking” në tabelën e publikuar të mërkurën, në kuadër të përfundimit të raundit të gjashtë, vlerëson kuqezinjtë si pretendentë kryesorë për t’u kualifikuar në raundin final të Gjermani 2024.
Sipas renditjes, Shqipëria ka 90.52%, Çekia renditet në vendin e dytë me 87.96%, ndërsa Polonia renditet e treta me 21.36% të mundësive për t’u kualifikuar, shkruan “ATSH”.
Në grupin E, Shqipëria renditet e para me 10 pikë, por Çekia e vendit të dytë, që ka 8 pikë, ka një ndeshje më pak dhe me një fitore ngjitet në krye, duke lënë kuqezinjtë në vendin e dytë. Nga grupi E kalojnë dy skuadrat e renditura të parat. Ndërsa në garë për t’u kualifikuar më tej janë edhe Moldavia dhe Polonia. (Elona)