Mbi 600 familje janë zhvendosur nga përmbytjet në Libinë lindore
2023-09-14 11:50:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më shumë se 600 familje u zhvendosën nga përmbytjet që goditën Libinë lindore, sipas një zyrtari nga Ministria e Shëndetësisë. Në një konferencë për shtyp, Mohamed Kablan, kreu i departamentit të urgjencës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se në rajonet e goditura janë dërguar për ndihmë ekipet mjekësore, me më shumë se 130 ambulanca, 14 tonë furnizime mjekësore emergjente dhe dhjetëra profesionistë mjekësorë, citon “Xinhua”. 

Varka gome janë dërguar në zonën e përmbytur për të ndihmuar në gjetjen e trupave dhe një ekip specialistësh po marrin mostra të ADN-së nga trupat për identifikim, sipas Mahmoud Ashour, kreu i Departamentit të Hetimit Kriminal.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 5300 njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 10.000 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia mesdhetare “Daniel”. (Elona)