Ekzekutivët e “Google” vlerësojnë zhvilluesit kinezë
2023-09-14 09:42:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhvilluesit kinezë po luajnë një rol jetik në ekosistemin e zhvilluesve të “Google” pasi ata po marrin drejtimin në ndërtimin e aplikacioneve me një ritëm të shpejtë, po adoptojnë në mënyrë aktive teknologjitë e reja, po krijojnë aspirata për zhvilluesit globalë dhe po kontribuojnë në një pjesë shumë të madhe të të ardhurave të saj, thanë drejtuesit e lartë të “Google”.

Kompania po fokusohet më shumë në nevojat e zhvilluesve kinezë dhe po bën përmirësime teknologjike për t'i ndihmuar ata të zgjerojnë më tej shtrirjen e tyre globale, thanë ata në “Google I/O Connect China” që u zhvillua në Shangai javën e kaluar.

“Ne besojmë se Kina është një treg i mrekullueshëm me zhvillues që po përparojnë në të ardhmen e teknologjisë, duke ndërtuar aplikacione dhe produkte novatore, nga të cilat mendoj se pjesa tjetër e botës po mëson dhe po frymëzohet prej tyre”,- deklaroi Jeanine Banks, zëvendëspresidente dhe menaxhere e përgjithshme e “Developer X” dhe shefja e marrëdhënieve me zhvilluesit në “Google”.

“Kjo është hera ime e parë që kam shansin të flas me kaq shumë krijues të startup-eve dhe zhvillues për të dëgjuar drejtpërdrejt për punën që ata po bëjnë, problemet që po zgjidhin dhe duke u kujdesur për nevojat dhe interesat unike të tregut kinez, por gjithashtu duke pasur shtrirje globale dhe duke arritur te përdoruesit në të gjithë botën”,- tha Banks, e cila mori pjesë për herë të parë në këtë event në Kinë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas “Google”, Kina përbën 20 për qind të popullsisë globale të zhvilluesve, me numrin gjithnjë në rritje.

“Zhvilluesit kinezë kanë treguar performancë të jashtëzakonshme në skenën globale. Deri më sot, gjithsej 48 aplikacione kineze kanë fituar çmimet vjetore “Best Of” të “Google Play” në 23 rajone në mbarë botën. Zhvilluesit kinezë vazhdojnë të jenë favoritët e përdoruesve globalë në prodhimin e lojërave”,- tha Stanley Chen, zv.presidenti i “Google Greater China”.

“Ne mund të shohim zhvillues kinezë që janë bërë frymëzim për zhvilluesit në mbarë botën. Për shembull, tendencat si superaplikacionet, transmetimi i drejtpërdrejtë dhe aplikacionet tregtare filluan në Kinë, të ndjekur nga lojtarë të tjerë jashtë vendit që përpiqen të zbatojnë qasje të ngjashme platformash”,- tha Banks.

Duke iu referuar rritjes së zhvilluesve kinezë, Purnima Kochikar, zv.presidente e “Play Partnerships” në “Google Play”, tha: “Mendoj se zhvilluesit kinez kanë disa përparësi. E para, është tregu i gjerë kinez, i cili ndihmon në ndërtimin e aplikacioneve. E dyta, është mendësia e tyre e eksportit. Meqenëse Kina ka qenë gjithmonë një treg eksporti në botë, zhvilluesit kinezë kanë një mentalitet automatik për t'i çuar gjërat në botë. Dhe e treta, janë burimet e talenteve të vendit. Siç kam mësuar, ka 110 milionë zhvillues që janë teknikisht të aftë. Kur talentet mblidhen së bashku, ata mund të formojnë ekipe të mëdha dhe të bëjnë gjëra të mëdha, si dhe të mësojnë nga njëri-tjetri në një komunitet të fortë zhvilluesish”.

Banks tha se “Google” i kushton rëndësi të madhe komenteve dhe nevojave të zhvilluesve kinezë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë vizitës së saj në Shangai, ajo u takua me shumë zhvillues dhe krijues startup-esh për të dëgjuar zërat e tyre dhe bëri të ditur se si “Google” mund t'i ndihmojë ata të zgjerojnë shtrirjen e tyre globale.

Popullsia globale e zhvilluesve është zgjeruar dhe Kina pati popullsinë e dytë më të madhe të zhvilluesve në botë në vitin 2021, thuhet në raportin e “Octoverse” të apublikuar nga “Git Hub”, uebsajti më i madh në botë i programimit dhe mbajtjes së kodeve me burim të hapur.