Kryeministri: Ukraina mund t'i drejtohet OBT-së për embargon e mundshme ndaj grurit vendas
2023-09-14 14:54:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ukraina rezervon të drejtën t'i drejtohet Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) nëse Polonia zgjat një ndalim për importet e grurit nga Ukraina, deklaroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

“Në rast të shkeljes së ligjit të tregtisë në interes të populizmit politik përpara zgjedhjeve, Ukraina do të detyrohet t'i drejtohet arbitrazhit të OBT-së për të marrë kompensim për shkeljen e normave të Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT)”,- shkroi Shmyhal në “X”, citon “Xinhua”.

Ukraina po përmbush detyrimet e saj në bazë të Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian dhe legjislacionit të OBT-së, tha Shmyhal, duke vënë në dukje se Ukraina nuk ka ndërmend të dëmtojë fermerët polakë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki,deklaroi se vendi i tij do të zgjasë ndalimin e importeve të grurit nga Ukraina, pavarësisht nga vendimi i BE-së për këtë çështje.

Në maj, Komisioni Evropian vendosi një ndalim për eksportet e grurit nga Ukraina në pesë vende evropiane. Kufizimet do të skadojnë më 15 shtator. Muajin e kaluar, ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus, tha se vendi i tij së bashku me Sllovakinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë mbështet zgjatjen e ndalimit deri në fund të vitit. (Elona)