Li Qiang do të marrë pjesë në Ekspozitën e 20-të Kinë-ASEAN dhe Samitin e Biznesit dhe Investimeve Kinë-ASEAN
2023-09-14 20:34:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 20-të Kinë-ASEAN dhe Samitit të Biznesit dhe Investimeve Kinë-ASEAN, që do të mbahet në Nanning të Guangxi-së të dielën.

Kryeministri i Kamboxhias Hun Manet, kryeministri i Laosit Sonexay Siphandone, kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim, kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh, zëvendëspresidenti indonezian Ma'ruf Amin, zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Tajlandës Phumtham Wechayachai dhe udhëheqës të tjerë të huaj  e zyrtarë të lartë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASEAN-it Kao Kim Hourn, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Kinë-ASEAN.