Foto nga VCG
Presidenti rus Vladimir Putin pranoi ftesën e udhëheqësit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) Kim Jong Un për të vizituar vendin e tij gjatë takimit të tyre në kozmodromin "Vostochny" të Rusisë, njoftoi të enjten media shtetërore e DPRK-së, KCNA.
Kim-i i tha Putinit se takimi ndërmjet tyre i ngriti lidhjet dypalëshe në një nivel të ri dhe shprehu gadishmërinë për të nxitur marrëdhënie të qëndrueshme dhe të orientuara drejt së ardhmes për 100 vjetët e ardhshëm, tha KCNA.
Foto nga VCG
Të mërkurën, Putini e shoqëroi Kim-in për të parë vendin më të përparuar të lëshimit të raketave hapësinore të Rusisë në Lindjen e Largët të këtij vendi dhe diskutoi mundësinë e dërgimit të një astronauti të DPRK-së në hapësirë. Por nuk u përmendën furnizimi me armë, tregtia e armëve apo ndihma teknike lidhur me programet e armëve.
Zyrtarët amerikanë dhe koreanojugorë kanë shprehur shqetësim se Kim Jong Un-i mund t'i japë armë dhe municione Rusisë, e cila ka harxhuar shumë nga arsenali i vet gjatë më shumë se 18 muajve të konfliktit të Ukrainës. Moska dhe Pheniani i kanë mohuar këto qëllime.