Ministria e Jashtme kineze publikoi të mërkurën Propozimin e Republikës Popullore të Kinës për Reformën dhe Zhvillimin e Qeverisjes Globale.
Në dekadën e fundit, koncepti i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është shndërruar nga ide në veprim dhe nga vizion në realitet, thuhet në këtë dokument, duke shtuar se Kina i bën thirrjet komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për një multilateralizëm të vërtetë, të përkrahë sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara (OKB) në thelb, të mbështetë OKB-në në luajtjen e një roli qendror në çështjet ndërkombëtare dhe të zhvillojë e të përmirësojë më tej sistemin e qeverisjes globale.
Duke shpjeguar detajet e propozimit në një konferencë të rregullt për shtypin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha se komuniteti ndërkombëtar shpreson që OKB-ja të luajë një rol aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të vazhdojë reformën dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale.
CFP
Dokumenti shtjellon në mënyrë të gjithanshme qëndrimin dhe propozimet e Kinës në fushat kyçe të qeverisjes globale, si paqja, siguria, zhvillimi, të drejtat e njeriut dhe shoqëria, si dhe lidhur me reformën institucionale, bëri të ditur zëdhënësja.
Kina mbështet me vendosmëri një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës, thekson dokumenti, duke shtuar se askush nuk fiton nga konfliktet e luftërat dhe se vendosja e sanksioneve, shtimi i presionit ose hedhja benzinë zjarrit vetëm sa do të përshkallëzojnë situatën.
CFP
Propozimi nxit përpjekjet për respekt të ndërsjellë, për të braktisur mendësinë e Luftës së Ftohtë, për të ndaluar konfrontimin në grupe në bazë të kampeve dhe për të punuar për ndërtimin e një arkitekture së sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.
Kina dënon fort të gjitha format e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe mbështet OKB-në në luajtjen e një roli qendror e bashkërendues për t'i ndihmuar vendet në zhvillim që të forcojnë kapacitetet në luftimin e terrorizmit, të formojnë një sinergji më të madhe në mbarë botën kundër terrorizmit dhe të trajtojnë sfidat e sjella nga teknologjitë e reja.
Kina u bën thirrje vendeve të zhvilluara që të përmbushin angazhimet e tyre për ndihmën ndaj zhvillimit dhe financimin e klimës, të trajtojnë shpërndarjen e pabarabartë të burimeve globale të zhvillimit, t'i kushtojnë vëmendje ndarjes së njohurive për zhvillimin dhe të ofrojnë përkrahje për forcimin e kapaciteteve ndaj vendeve në zhvillim.
Sipas Propozimit, Kina përkrah përpjekjet për ta bërë globalizimin ekonomik më të hapur, përfshirës, të ekuilibruar e të dobishëm për të gjithë dhe për t'iu përmbajtur bashkëpunimit si një forcë shtysëse, për konsultime të gjera e kontribut të përbashkët për përfitime të përbashkëta, si edhe për të promovuar bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë.
CFP
Me propozimin e Nismës së Qytetërimit Global, Kina synon të promovojë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve e të forcojë mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë mes popujve të të gjitha vendeve, për të krijuar konsensus ndërkombëtar për bashkëpunimin dhe për të nxitur përparimin e qytetërimeve njerëzore, theksohet në dokument.
Në përparimin e të drejtave të njeriut, vendet duhet t'i vënë njerëzit në plan të parë e në qendër, t'i kenë aspiratat e njerëzve për një jetë më të mirë si pikënisje e synim përfundimtar dhe të vijojnë përpjekjet për të zgjidhur problemet konkrete që shqetësojnë më shumë dhe më drejtpërdrejt njerëzit, me qëllim që ata të bëjnë një jetë të mirë, vihet në dukje në këtë dokument. (Xu Guang)
CFP