Kina është e gatshme të avancojë me bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik
2023-09-13 09:53:26

Presidenti kinez Xi Jinping, përmes një letre urimi dërguar Forumit të Inovacionit Pujiang 2023, zhvilluar në Shangai, deklaroi se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha kombet për të krijuar një mjedis të hapur, të drejtë, të paanshëm dhe jodiskriminues për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.  Në letër, presidenti Xi tha se Kina do të ndjekë me vendosmëri një strategji reciproke të dobishme dhe të favorshme për hapjen dhe do të vazhdojë të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë.

Foto:VCG

Panel diskutimi në Forumin e Inovacionit Pujiang 2023(Foto:VCG)

Kreu i shtetit kinez theksoi se vendi është i gatshëm të vazhdojë të promovojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik me një mendje më të hapur dhe një gamë më të gjerë masash, si dhe të ndërtojë një ekosistem të hapur konkurrues globalisht.

“Shpresoj që Forumi i Inovacionit Pujiang do të frymëzojë ide novatore, do të përhapë mendime novatore, do të shtojë shpirtrat inovativë, si dhe do të japë kontribute të reja në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik dhe në rritjen e mirëqenies së përbashkët të njerëzimit”,- tha ai.

Forumi, me temë “Ekosistemi i Hapur i Inovacionit: Inovacioni për Lidhjen Globale”, u organizua nga Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë dhe qeveria komunale e Shangait. Vendi i nderit të këtij viti ishte Brazili dhe provinca e nderit ishte Hubei.

Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i dërgoi gjithashtu një letër urimi forumit, ku deklaroi se tema e këtij viti kërkon të thellohet më shumë bashkëpunimi mbi mundësitë e panumërta të ofruara nga përparimi shkencor dhe teknologjik me zhvillim të shpejtë dhe ekosistemet e hapura.

Lula tha se ai sheh potencial të madh te partneriteti midis qarqeve shkencore braziliane dhe kineze dhe kompanive teknologjike, për të lehtësuar më shumë investime dhe për të rritur produktivitetin për të dy kombet.  Chen Jining, kreu i Partisë së Shangait, tha se pas vitesh përpjekje, qyteti po bën një hap cilësor në ndërtimin e një qendre ndërkombëtare të inovacionit të shkencës dhe teknologjisë.

Raporti i këtij viti “Ideal City”, i cili u publikua në vigjilje të forumit, e rendit Shangain në vendin e katërt, pas Singaporit, Shenzhenit dhe Bostonit, për performancën e tij të lartë gjithëpërfshirëse në kategoritë e arsimit, talentit dhe shkencës dhe teknologjisë. Raporti u publikua pas një sondazhi të shkencëtarëve të nivelit të lartë në 20 qendra globale të inovacionit.

Foto:VCG

C919, aeroplan i prodhuar nga Kina(Foto:VCG)

Një raport tjetër, i publikuar në “Women Scientists Summit”, i mbajtur në kuadër të forumit, tregoi se numri i hulumtueseve femra në Shangai u rrit nga 70.300 në vitin 2016 në 98.300 në 2021-shin. Ato përbëjnë 28.49 për qind të numrit të përgjithshëm të hulumtuesve të qytetit. Zhao Chunling, zëvendës shefe ekzekutive projektuese e avionëve të pasagjerëve në “Commercial Aircraft Corp” të Kinës, është një nga studiueset më të mira femra të Shangait.

Ajo deklaroi se avioni i parë kinez me trup të ngushtë, C919, ka kryer 522 orë funksionim komercial dhe ka transportuar në mënyrë të sigurt 25.448 pasagjerë deri në fund të gushtit.  Sipas saj, një avion pasagjerësh i zhvilluar në vend, ARJ21, ka përfunduar me siguri më shumë se 8 milionë udhëtime pasagjerësh në 134 qytete deri në gusht.