Foto nga VCG
Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit Chen Binhua dënoi të mërkurën blerjen e armëve nga autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) të Tajvanit, duke paralajmëruar që këto veprime do ta çojnë Tajvanin në prag të luftës dhe do të sjellin fatkeqësi për bashkatdhetarët në këtë ishull.
Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse të mediave gjatë një konference shtypi, Chen vuri në dukje se, sipas raporteve të mediave, që nga koha kur autoritetet e DPP-së erdhën në pushtet, shpenzimet e Tajvanit për blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara, si edhe buxheti i rajonit për mbrojtjen janë rritur vazhdimisht vit pas viti.
Foto nga VCG
Ndërmjet viteve 2020 dhe 2022, Tajvani ishte blerësi më i madh i armëve të Shteteve të Bashkuara, dhe buxheti i tij i mbrojtjes për vitin 2024 pothuajse është dyfishuar krahasuar me tetë vjet më parë, tha zëdhënësi, duke përmendur shifrat e medias.
Autoritetet e DPP-së kanë mbajtur me kokëfortësi qëndrimin separatist të "pavarësisë së Tajvanit" dhe kanë shpenzuar paratë e e fituara me vështirësi të banorëve të ishullit për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara me çmime të larta, duke kërkuar mbështetjen e ShBA-së për agjendën e tyre të "pavarësisë" dhe duke synuae "pavarësinë" me forcë, tha Chen.
Foto nga VCG
Këto veprime kanë dëmtuar seriozisht interesat jetikë të banorëve të Tajvanit dhe kanë rrezikuar paqen e qëndrueshmërinë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit, shtoi zëdhënësi.
"Ne i paralajmërojmë seriozisht autoritetet e DPP-së se çdo veprim i kërkimit të 'pavarësisë' me forcë nuk mund të ndikojë në angazhimin tonë të vendosur për ta zgjidhur çështjen e Tajvanit dhe për të realizuar bashkimin e plotë të Kinës," tha Chen.
"Çdo përpjekje për të kërkuar 'pavarësinë' nëpërmjet përdorimit të forcës do të jetë e kotë përballë forcës së jashtëzakonshme që kemi ne për mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar dhe të integritetit territorial," shtoi ai.