36 kampionë olimpikë në delegacionin kinez të Lojërave të 19-ta Aziatike
2023-09-13 11:45:54

Foto nga CFP

Lojërat e 19-ta Aziatike, të cilat do të hapen më 23 shtator në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, pritet të jenë edicioni më i madh ndonjëherë, me 12 500 sportistë nga 45 vende e rajone që konkurrojnë në 40 sporte, 61 disiplina dhe 481 kategori.

Delegacioni kinez në Lojërat e 19-ta Aziatike ka 1 329 anëtarë, duke përfshirë 886 sportistë, ndër të cilët 437 femra e 449 meshkuj. Mosha mesatare e sportistëve kinezë është 25 vjeç, ndër të cilët më i moshuari 60 vjeç dhe më i riu 13-vjeçar.

67 prej sportistëve kinezë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rios 2016, ndërsa 201 në ato të Tokios 2020.

Delegacioni kinez në Lojërat e 19-ta Aziatike përfshin 36 kampionë olimpikë.

Koreja e Jugut do të dërgojë delegacionin e vet më të madh në këtë veprimtari, i cili përfshin 273 trajnerë e zyrtarë dhe 867 sportistë, të cilët do të konkurrojnë në 39 nga 40 sportet.

Malajzia do të dërgojë 289 sportistë në Hangzhou, që do të marrin pjesë në 22 sporte.